Mos kërko larg, unë jam atje,
Ku dy dete përqafohen e bëhen një,
Ku mund ta gjesh fillimin tim
Dhe mbarimin tënd, tani?
Shijen e kripur do të kenë gjithnjë buzët,
Dhe zjarrin e puthjeve në perëndim…
Mos kërko larg, mos kërko përtej frymës,
Që banon e padukshme mes tyre…
A e dëgjon ç’thonë dallgët?!
I kemi harruar brigjet,
Ku mund ta gjesh fillimin tim
Dhe mbarimin tënd tani…