Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida -Të pash…!

Jahe Fida -Të pash…!

Të pash,
u mrekullova, moj lule vjollcë,
të pash, por s’të preka
as erë s’të mora
pata shumë shpresë, dështova
e mallëkova tonën distancë!

Të pash!

Të lakmova, moj bukuri,
të të isha pranë sa kisha dasht
të të përkëdhelja
të të thithja aromë
dhe të të puthja të bukurit Sy!

Të pash

U lumturova
por lumturia më iku shpejt
më ike Ti,
sa u trishtova
pikë loti mbi sytë e mi
dhe prap distancën qortova!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT