Nata ngul thonjtë
në hijen që fshihet pas hënës,
lutjet mbështillen si gjethe të ngrira
në heshtjen që nuk ka më frymë.
Ato lëvizin si gishta të humbur,
përkëdhelin plagën e një shprese
që nuk di më të shkruajë emra.
Nata ngul thonjtë
në qepallën e një ëndrre të lodhur,
mbetur pezull, në netët plot ankth.
Ngul thonjtë në renë e parë
që shndërrohet në shami qiellore,
dhe jastëku bëhet breg i një oqeani të brendshëm.
Qaj, por jo me zë ,
si fëmijë i lidhur me fjongo prej ninullash,
në një djep që e tund vetë,trishtimi.
Me sy drejt qiellit lutem:
Zoti jonë shpresat tek ti