Kërkova pikën e pikës së mjaltit,
se doja të shkruaja për emrin tënd, o Nanë,
por ky emër kishte vet, gjithë mirësitë e botës,
mbushur me ëmbëlsirë, kaluar çdo nektar.
Ju luta zogjve që nisnin pa gdhirë, ciërrimën
të këndonin për ty, më të bukurën këngë,
“ç’kërkon”, një zëri, të gjithë mu përgjigjën,
melodinë më madhështore e ka brënda emri, Nanë…
Ju luta poetve më të mirë, kudo ndër botë
t’më shkruanin për ty, më të bukurin varg
dhe ata mu përgjigjën sikur të ishin në një mënd
“Poezia më e arritur është brënda emrit, Nanë”.