Sunday, August 3, 2025
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-DITIRAMB PËR ETËRIT TANË

Zymer Mehani-DITIRAMB PËR ETËRIT TANË

Ju që iu falët dritës pa kërkuar kthim,
që gjokset e gurta i kthyet në flamur,
dhe lotin e nënës e shndërruat në kushtrim,
për tokën që s’e shitët, s’e braktisët kurrë.

Kulla s’ishte vetëm strehë, por ishte dhe betim,
pragu – një kufi që s’kalohej nga asnjë armik,
emri juaj prore – burrëri e pathyeshme,
zëri – urdhër për jetën, si psalm i lashtë ilirik.

Ju e ngjitët kombin nga plaga te lavdia,
si Prometheu zjarrin, por fare pa pranga,
për çdo fjalë shqipe që zëshëm u shqiptua
për çdo varr që sot n’faltore është shndërrua’.

O etër! Ju jeni themelet që s’shemb koha,
kujtesa që rri zgjuar në damarët e zemrave tona,
ju jeni zjarri që s’ka të fikur në vatrën shqiptare,
historia që ecën në krah të erës, pa u lodhur fare.

Ju u ngritët lart, mbi heshtje e mbi harresë,
krenarë si maja malesh që s’ulen para askujt,
e ne – bijtë tuaj – ju ruaj në gjakun tonë shqim,
si këngën më të shenjtë që s’këndohet për argëtim,
por për nder, për jetë, për atdhe, për shqiptarësim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT