Saturday, April 19, 2025
BallinaVitrina e libritAvni Cunaku -PO MË DHIMBESH DARDANIA IME

Avni Cunaku -PO MË DHIMBESH DARDANIA IME

Po më dhimbesh, Dardania ime

Po më dhimbesh, Dardania ime,
se po të shoh burracakët e pavlerë,
po të sheh bota të zhveshur nga vetvetja shqiptari,
e që po frymon gjysmë e rrënuar në zymtësi.

Po më dhimbesh, Adem Jashari o trim,
sot po më dhimbesh më shumë se kur u vrave.
Patëm menduar se gjaku juaj na bashkoi, fituam lirinë,
e ju u bëtë rreze drite për kombin tonë,
për vëllain me vëlla.

Na mashtruan ëndrrat, qyqarët e grushtit të fortë,
26 vite pinë gjakun e dëshmorëve tanë,
u shndërruan në gangrenë.
Gënjejnë se punojnë për atdhe,
të pabrekë, lajkatarë e të paditur ishin dje,
sot milionerë zuzarë ironizojnë në metaforë,
e të çetnikëve që të kanë prerë e vrarë – bashkëpunëtorë.

Po më dhimbesh shumë sot, o Zahir Pajaziti,
burrë e zemër e fisnikërisë,
që mu në lulen e rinisë
re dëshmor për gjysmën e kokës e zemrës,
të racës së shpifur.
U vrave, e po më dhimbesh,
po më dhimbesh,
se nuk po ju bën ky askushi aspak hesapë,
shqipfolës të shthurur që llackarisin,
s’i bëjnë dotë fare zapë.
Të kanë sjellë prapë vrastarin në mes të Prishtinës,
e po të hapin plagë e varr edhe një herë – tinzarët,
duke të tradhtuar amanetin
e duke bërë gafën pas shpine.

Ilir, po ty ku të kam, o trim?
Për vrasjen tënde s’po di ende askush,
kush ishte urdhërdhënësi në hije.
Të kanë vënë në dosjen e harresës,
po hanë e po pinë
me gjakun tënd, duke bërë pazare e biznes.
Qyqari, rrogozi, cungu – vetë dorasi, larës.

Keq na foli koha, o mjerë Shqiptaria,
se në çfarë dite paskemi ardhur, o Perëndi –
me u bërë zhgënjim për vrastarë,
shqiptari me përbuzë e me injoruar veten e tij,
me u bërë zagarë
për atë që i përdhunoi nënë, grua, vajzë e motër.

Shërbëtorë, ushujzë, kameleonë, kopilë, djaj –
të pastrehë, qyqtarë e të pavotër,
llangaraqë, grykës e të pangopur –
s’të vjen turp, s’të prek ndërgjegjja,
që botës së çoroditur i vure një të keqe emër.

I gjorë je, ashtu do të mbetesh:
sharlatan pa identitet,
ai që shet veten, familjen, nderin e atdheun e vet.

Dardania ime, po më dhimbesh…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT