Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritJahe Fida-Më ktheve buzëqeshjen!

Jahe Fida-Më ktheve buzëqeshjen!

Isha mprehur keqas
Që në këtë fundjavë
Nën dritën e hënës
Dhe të ngrohtin diell
Të kalonin natën
Yjet të numëronin
Romantizmin hënës
Ne t’ja gllabëronim
T’ia mernim për vehte
Të gjithë ne t’shijonim.
Me të rënë dielli
Nën rrezet e tij
Lule do të mlidhnim
Do bënim kurror
Do të shetisnim në kodra
Në male dhe fusha
Që ta mernin vesh
Që je më e bukura
E se tjetër lule
Si ti jo nuk ka
Të bëheshin xheloze
Të plasnin duke qarë.
Kisha ëndëruar
Eh, sa shumë.. shumë
Natën edhe ditën
të shijonim në kulm.
Mirpo kjo fundjavë
Erdhi krejt nxirë
Rret mbuluan diellin
Yjet natën s’ndrijnë
E unë krejt pikëlluar
Nuk pata guxin
të pyesja, ç’të bënim
në këto ditë të nxim’
Ma kuptove sikletin
që më pushtoi
mu afrove afër
fillove përqafimin
më the rret i zhdukim
ngrohim edhe diellin
ne i duam lulet
ikim dhe i mbledhim
s’ka ç’ta bëj shiu
madje as rrebeshi
shkojmë shijojm natyrën
dhe qielli po s’deshi.
Le të fluturojmë
Energji të marim
Të largojmë të ftohtin
Të zhdukim acarin
Se tek dashuria
Ne do marim zjarin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT