Un e di ësht e gabuar,
por parajsën gjej tek ti,
një mij lule në buzë shtruar,
çelin flakë e digjen hi
Pjalmin shtrijnë nëpër lëndin,
mes gjelbërimit qesh pranvera,
mbi gjoks-hën, argjënd e gri,
ëndërr-trill ,si erë tek dera
Un e di pa ty s’rri dot,
zemrën peng ma ke mar ti,
shpirtin si një flutur-rob,
krahëshkruara – dashuri
Un e di ësht e harruar,
malli peshon përmbi shpinë,
më ndez jetë nga zjarri shuar ,
brigjesh-malit, dashurinë!
Buzëqesh ti çupërin,
mbi gjoks-hën, dy moll lëmuar,
shpirti çel lule-rubin,
në shtrat ëndërra dashuruar!