Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritKol Kodra -KËNGË E SHELEG

Kol Kodra -KËNGË E SHELEG

Ju këndoni labërishte
Teksa vatra pjek sheleg,
Zër i zogut në selishte
Me ju këngën e përpjek!

Falë të qofsha ilirishte!
Malit dhe valës në breg,
Bregut gurë e rënishte
E majës së çetës- thep!

Dhe ty strehëz bukolike
Edhe ty çerdhe bujare,
Folezë e zemrës besnike
Me tradita shqipëtare!

Aqsa muzës bregdetare
Dhe piskamës gegërisë,
Pa instrument muzike fare
Sikur skllavi dashurisë…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT