Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-USHTARI I VENDIT TIM

Murtez Asllani-USHTARI I VENDIT TIM

Gjithmonë syçelë
dhe vetëm vështron,
ndonjë i panjohur
andej kur kalon.

S’e tremb era
as furtuna,
në ushtri kemi
gra dhe burra.

Shumë guximtarë
vendin e nderojnë,
ndërsa armikun
plumba e qëllojnë.

Çdo pëllëmbë të atdheut
ata shumë e çmojnë,
gjithmonë janë të gatshëm
të gjithë jetën ta flijojnë.

Kur ne flejmë
ata në roje qëndrojnë
për zhurmën e vogël
shumë shpejt reagojnë.

Janë të gjithë gati
për çdo ditë
dhe armikut
për t’i dalë në pritë.

Kjo ushtria jonë
përditë po forcohet
të rinjtë dhe të rejat
për atdhe betohen.

S’durojmë armiq,
por edhe tradhtarë,
jemi të gatshëm
ata për t’i vrarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT