Kur duhej të dhuroja buzëqeshje,
të dhurova vetëm dhimbje.
Kur duhej të puthja duart,
ikja larg e larg,
kur duhej të falja përqafime
kurrë s’të erdha pranë,
ndjeja frikë e s’pata guxim.
Vuajtjet i pate pjesë nga unë,
nuk të gëzova si të gjitha nënat e botës.
Edhe kur kam nevojë për ngrohtësinë Tënde
copa akulli ngrihen mes nesh,
kur kam nevojë për Ty,
s’të gjej e s’të takoj afër.
A do t’më falësh nënë?!
Eh, çdo herë me duket se nuk jam e falur
barti ndjenjë faji
sado që nëna të më thotë se më fal
nganjëherë përsëri ndjehem se jam e pafalur.
Është shumë sentimentale
se sa e arsyeshme
nënës duhet në çdo çast
t’i shprehi dashuri
edhe fjalët t’i theksoj se sa e dua
edhe falje duhet kërkuar sa të ndjej nevojë
është frikë vetëdije e gabimesh
që kam ndaj nënës.
Nëna është gjithmonë
nënë e një nëne që fal fëmijën
më mungon paqja në vetvete,
pranoj se nëna është vetëm një
që çdo herë e fal atë që e lindi
atë që i dha dritë e jetë në këtë botë.
A do t’më falësh nënë
për jetë të jetëve.!