Thursday, July 31, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Komedia luhet në tokë.

Barie Çupi -Komedia luhet në tokë.

Dhjetë hapa më larg,
një duzinë fjalësh duartrokiten,
koha zbavitet,
grumbullime të huazuara ,
pankarta,
premtime,
supozime,
hibride dashuritë,
njerëz të shurdhër,
të verbër,
mbi supe fatkeqësitë.

zhurmat shpërndahen,
pa frymë rinie,
të djeshmit,
të sotit,
turmat si kortezh i rreckosur,
pangopja i shtyn,
ekzemplarë të shekullit,
me sy si të ciklopit.

pranvera spektatore e lodhur,
dielli fshihet sa dëgjon brohorimat,
çuditet,
komedia luhet në tokë,
të mrekullueshmit,
të pafajshmit,
mes pritjes paqësore bërë trokë.

dramat tona,
teatrot,
sondazhe momenti,
ndërsa shfaqja ka dekada që ka filluar,
bufonët e dreqit,
përfaqësues,
personazhe me mendje të ngadalta,
qëllon të mbërrijnë në rrëmujën e sajuar,
në lartësi të pashkelura,
lloj soditjeje eksituese,
përtej,
drejt fundit,
psherëtin e përsëritur,
një audiencë bullizuese.

guximtarët,
autorët,
poetët,
në prologun e tyre rezistent,
dehje,
keqardhje,
çast transparent,
tjetri vdiq në mërgim,
pa gjuhë,
pa shtëpi,
pa vend,
dominanca,
destinacion indiferent,
duke shtrënguar duart në dëshpërim,
problem social,
sofizma,
figurat në aktin final,
korrin sukses,
ndërsa qëndron i vëmendshëm
poshtë skenës,
i urti,
konstruksion real,
letërshkruesi,
dhe lexuesi potencial.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT