Wednesday, July 30, 2025
BallinaVitrina e libritMargarita Llapushi Zeneli-Thuaj “Faleminderit”

Margarita Llapushi Zeneli-Thuaj “Faleminderit”

Sa pak jetën e çmuam,
s’i dhamë ç’ka meriton,
rrallë herë e vlerësuam
koha, kohës s’i reziston.

Harrojmë, e nesërmja shpejt vjen,
e sotmja nuk kthehet kurrë,
vjen një çast si për dreq,
shemb kala e shkatërron urë!

Durimi është gjë e madhe,
e mira nuk të vjen shpejt,
shtruar nis e merr valle,
dhe vendoset në vend të vet!

Nëse diellin sot s’e sheh,
kërko të mirën edhe në shi,
është dikush atje mbi re
rrezen merr e sjell tek ti!

Mos u ngut, e mos u qaj,
nëse ke mendje, nëse ke sy,
duar e këmbë në të mbajnë,
ec përpara, pa u kthyer!

Jeta është veç një copë rrugë,
me degëzime poshtë e lart,
merre shtruar, merre butë
ka shumë gurë, ka dhe baltë!

Kur të dalë ndonjë lot,
prej dhimbjes apo prej nderit,
lutu, se lart ka një Zot
thuaj “Më fal” dhe “Faleminderit!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT