Saturday, July 12, 2025
BallinaVitrina e libritValentina Muka-E MORA NJE PJESE TE ATDHEUT ME VETE

Valentina Muka-E MORA NJE PJESE TE ATDHEUT ME VETE

E mora nje pjese te atdheut me vete,
hijeshine e rende te malit Tomorr,
gurgullimen e rrjedhjes se lumit Osum
historine me te lashte te Kalase tone.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
Legjenden e famshme te Shpiragut
dhe Tomorr, motres se tyre te vetme,
Kalase, e bukura princeshe ne kohe.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
ne shpirt, zemer e kujtimet e shumta,
sepse ne vend te huaj me emigrante
te tjere jetoj, ndihem e forte, e afte,
me kembet mbeshtetur fort ne toke.

Me mekove atdheu im i shtrenjte te ruaj,
dashurine per ty e gjithe njerezimin, te
kem shpirt te gjere me the, mos u merzit,
jeta te ndesh dhe me ata qe nuk i ke miq.

Me mesove atdhe i dashur te ruaj familjen,
si gjene me te shtrenjte, ta zgjeroj me tej
ne dhe te huaj si prinderit tane, edhe
me pak na dukej parajse, kaluar parajse.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
gjuhen e embel, dijet, mesova
librat jane shoket me te mire ne jete,
meson, punon, zgjidh cdo problem.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
ne tufa borziloke, nenexhik, prej malit, caj,
varur ne kanaten e bufese me gjalme, si dikur
gjyshet dhe nenat tona i vinin per tu thare.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
ne rrenjet e karafilit vendas te kuq e plot
arome, kur ai cel sa shume konxhe ne vere,
i gezohem, e dy pika loti me lehtesojne.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
ne okllaine e sinine e rrumbullakte te
byrekut, ku pothuajse cdo dy jave, hap
petet sa lehte, ruaj traditen , femijet,
mbesat, niperit, mblidhemi gjithe mall.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
me kengen hymn “Per ty atdhe’, kenduar
me zerin e fuqishem te artistit Xhemal,
kur malli te me pjeke, ta degjoj, kendoj,
te sjelle qe larg aromen e malit,
blerimin e fushave, blegerimen e
bagetive, edhe pse larg, ti shijoj.

E mora nje pjese te atdheut me vete,
virtytet me te mira te shqiptareve vecoj,
krenare nga te hershmit e Ilireve te pare,
Autoktone, popull me i lashte ne Ballkan.

Te gjitha keto pjese te rendesishme te
trasheguara, i ruajta, zbatova me shume
kujdes, mallin e dashurine e thelle perdora
si lende ngjitese, ku rreshtova te gjitha
keto kujtime ne vite e vite, per te ndertuar

uren time imagjinare te cdo momenti,
arritje, suksesi, me e gjata ne bote por jo ne
shpirt, me kete ure magjike, une komunikoj
ne cdo kohe , per cdo gje me atdheun tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT