Më besoni ju betohem
Ajo ëndër mos ju zëntë
Ndaj dhe s’desha që të zgjohem
Si çoban kullosja dhëntë.
..
Seç m’u shfaq njëra si zanë…
I vura pengë me krrabë…
I thashë do të lidh. me xanë…
Por më gllabëron si shkabë..
Bagëtinë lamë pa të zotë
Fluturimthi për në stan…
Luaneshë shtrëngonte fort…
I ziu sytë ç’më panë..
.
Si lastarë kish atë “sqep”
“Kthetrat” si qumështi pëlhurë
Sy njomë si fëmijë në djep..
Si klorofili në grurë…
Kujtoi se gjeti han
S’la më djathë e s’la më kos…
Si lubi, përpin dhe thanë…
S’ngopej dhe më hëngri gjoks…
Si Sahara ish e etur..
Na zë muzgu tulipan…
Flakë vuri në ç’më kish mbetur …
“Vetëtima ” dogji stanë…