Sa kënaqësi, erë e barit të kositur,
Një puhizë më përkëdhel butësisht.
Aroma e luleve shumëngjyrëshe
Më mbush me jetë, natyra më rinon.
Do doja edhe një pranverë tjetër,
Të eci ngadalë mes luleve të prillit,
I qetë, pa dhimbje, në këtë moshë të vjetër,
Mëngjeseve të shijoj lindjen e diellit.
Kur të jesh në moshën e vjetër…
Do të kuptosh se çfarë vlen në jetë:
Veçse shëndetit, dhe asgjë tjetër.
Kjo është pasuria e vërtetë.