Heshtja të jetë e pa fjalë
Magjia e saj s’dua të ndotet
Dashurinë të sinqertë ta dhashë
E zhvesha fjalën se besim pata në ndjenjën tënde
Lojë nuk bëj me ndjenjat e mia të pastra
Murin e dimë se e kemi dhe nuk e shembim
Sekreti le të mos mbijë më aty,
Me eskavator të rëndë hidhi dhê në gropë.
Në largimin tënd
Pengu do të zej frymën
Sinqeriteti i saj do të mbulojë me djersë të ftohta
Kur shpirtin ja theve me fjalë jo të vërteta
Fshije fytyrën me doreza të zeza;
Bëj kujdes!
Prej sherkut të hedhur në mollëza
Të rigojë faj,
Se Unë jam Unë dhe nuk përfaqësoj asnjë tjetër!