Tuesday, April 29, 2025
BallinaVitrina e libritZymer H. Haliti -SYBUKURA IME

Zymer H. Haliti -SYBUKURA IME

Sybukra ime që diku jeton
Nga larg të imagjinoj me dashuri
E di që edhe ti më kujton
Por,mes nesh është një largësi

Sybukura ime që kur ty t’ pashë
Më magjepse shpejt me at shikim
Papritur ne dashuri me ty rashë
E nga ajo ditë më je bëre fiksim

Sybukura ime ëmbël buzëqesh
Me shtatin e saj kur ecë si selvi
Por si lulja ,që kur fillon të çelë
Ndaj edhe sot ndiej një nostalgji

Kanë ikur vite e vite,për ty po vuaj
Dashuria për ty asnjëherë nuk u tret
Edhe sonte kur këto vargje shkruaj
Zemra ka filluar të rrah më shpejt…!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT