Saturday, June 14, 2025
BallinaNgjyra jeteMË SHUMË RESPEKT PËR HERONJT

MË SHUMË RESPEKT PËR HERONJT

Shkruan Urim Mezini

MË SHUMË RESPEKT PËR HERONJT
(Dedikuar aktit heroik të pashoq të Jari Tonuzit,i cili para tre vitesh shpëtoi nga mbytja,një turist italian nga Breshia,në Kepin e Rodonit.)

Tek sa përshkoj rrugën në këtë mëngjes fundprilli në një qytez në veri të Italisë,mendja më sjell ndërmend një ngjarje të pazakontë të tre viteve më parë,ndodhur në plazhet e bukura të vendit tim.
Sapo kishin mbaruar orët e fundit,të ditëve të nxehta të fundgushtit 2022,dhe ky mëngjes vjeshtorë shënonte ardhjen defakto të vjeshtës.
Plazhi i bukur i Kepit të Rodonit,kësaj perle të bukur të Adratikut, gumëzhinte nga zhurma e plazhistëve vendas por edhe turistëve të huaj të shumtë në numër sivjet,kishin gjetur këtë cep të qetë me peisazh marramendës kodrash të ëmbla që të duket sikur dalin nga deti të veshur bukur me gjelbrim të përhershëm.
Kisha e Shënandout,kalaja e Skënderbeut,uji kristal i pastër relievi me gurë dhe rërë që shkëlqen si ar nën rrezet e diellit dhe ajri i pastër,e bëjnë këtë zonë mjaft atraktive për tu frekuentuar.
Ishte një ditë e zakonshme,qielli ishte i pastër vazhdim i ditëve të gushtit që lamë.
Deti të joshte me të gjithë bukurinë e hijeshinë e tij,sidomos bregu zbukuruar nga plazhistët, zhurmonte këndshëm nga zërat gazmorë të fëmijëve,dhe nga puthjet tinëzare të çifteve të dashuruar që herë i dhuronin sipër ujit,dhe herë zhyteshin si për tu maskuar nga syret e njerëzve.Orët e pasdites u shoqëruan nga një erë e lehtë që vinte nga veriperindimi që freskoi lehtë trupat tanë akoma të lagur.Edhe deti ishte ngacmuar disi nga kjo,dallgët ishin ngritur pak nga vendi e lëviznin më shpejt drejt bregut.
Tek tuk ndonjë prind me fëmijën në krahët e tij i bënte shoqëri dallgëve që kishin filluar të shuheshin më me zhurmë në breg.
Dëgjohej një zë që çante qiellin me të gjithë fuqinë e tij,por që shuhej nga zhurma e dallgëve që sa vinin e bëheshin të mëdha e më të zhurmshme.
Ndërkohë që njerëzit nuk dinin ç’po ndodhte dhe nga vinte zëri,roja i bregdetit Jari Tonuzi,(emigrant nga të parët në Itali,por që muajt e verës shfrytëzonte një aktivitet të tij), tepër vigjilent,u zhyt menjëherë në ujë dhe në një kohë të shkurtër,dhe pse në luftë me dallgët,mbërriti tek personi që kishte kërkuar ndihmën.
Një skenë drithëruese si nëpër filma,i madh e i vogël ndiqnim këtë betejë trimërie e guximi të pashoq,mbushur me ankth frike e kurajoje për ne që e ndiqnim,hipur nëpër brigje të vogla që të kishim pamje nga fushë-beteja me jetën e vdekjen.
Saherë që s’shihnim trupin e këtij luftëtari që luftonte me jetën,për veten dhe turistin e huaj,trishtoheshim me thirrje keqaerdhjeje për fatin e tyre.
Gëzim e brohorima saherë dallonim trupin e këtij heroi që tërhiqte me ato pak fuqi që i kishte mbetur,trupin pa ndjenja të turistit të huaj.
Jam i bindur që rrallëkush,apo askush s’do ta ndërmerrte këtë akt kaq të rrëzikshëm heroik,por edhe nëse do ta ndërmerrte,kur ta kuptonte që ishte aq e vështirë,do të tërhiqej,duke e lën atje personin që po mbytej.
Gjithkush mund ta bënte këtë për ta lën, por jo heroi ynë Jari Tonuzi që pas një përpjekje prej afro një ore,duke luftuar me dallgët e detit që e përplasnin,sa andej-këndej në shkëmbijt e tij,nxori në breg turistin e huaj por trupin e vetë ,krejt të gjakosur e të dërrmuar nga lufta e vështirë dhe e gjatë,duke detyruar të gjithë njerëzit e pranishëm të duartrokisnin këtë akt të pashoq trimërie e guximi.
Të dy trupat pa ndjenja u nxorrën nga uji,anës bregut.Tek shihje të dy trupat e shtrirë,ajo që të binte në sy,ishte trupi imët i heroit tonë dhe trupi i shëndoshë i turistit Italian nga Breshia,gjë që ia kishte bërë mjaft të vështirë operacionin e shpëtimit.
Ndërkohë mbërriti ambulanca me stafin mjekësorë lajmëruar nga njerëzit në fillim të këtij operacion-shpëtimi,duke i transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit.
Ndërsa turisti Italian u bë mirë dhe u rikuperua në kohë të shpejtë,heroi i kësaj ngjarje Jari Tonuzi,qëndroi për afro dy muaj në spitalin e Durrësit për shkak të dëmtimit të madh të mushkërive nga uji i kripur që kishte thithur njëkohësish me ajrin, për të shpëtuar turistin e huaj dhe veten.
Më pas për shkak të dëmtimit të madh që kishte pësuar në mushkëri,u dërgua për kurim më të specializuar në Itali.
Nganjëherë i kërkojmë heronjtë nëpër libra, por dhe pse të rrallë, gjithmonë ka në mesin tonë të tillë njerëz,heronj të lindur që janë të gatuar me shpirtin e sakrificës e pozitivitetit,gati të flijohen për të shpëtuar jetë njerëzish.
Saherë e kujtoj këtë histori aq herë më mbushë me krenari,ky akt i pashoq i këtij njeriu të viseve të mia, lindur dhe rritur hero me të gjithë kuptimin e fjalës.
Më vjen keq që jemi një shoqëri që lartësojmë njerëzit e gabuar dhe jo heronjt apo njerëzit e sakrificës që me pozitivitetin, dashurinë dhe guximin që i karakterizon, nuk kursejnë as veten për të shpëtuar të tjerët.
Ky akt heroik i Jari Tonuzit që nuk e la turistin të mbytej për të shpëtuar veten,por deshë mbyti veten për të shpëtuar atë,janë
raste të rralla.

.Prandaj duhet më shumë të shkruajmë për veprën e tyre,t’i nderojmë aktet e tyre heroike sepse injektojmë në shoqëri dhe tek brezat,shembullin sublim të dashurisë guximit,sakrificës e vetmohimit për të shpëtuar të tjerët.
S’mund të lë pa përmendur një fakt për të kuptuar këtë që kam shkruar më lart për heroin e gjallë Jari Tonuzi.
Jari në kohën e sistemit të kaluar,bënte çdo ditë 8-të orë rrugë gjithë gropa e baltë në këmbë,shi diell borë,bashkë me disa shokë e shoqe nga Shetaj një fshat rreth 22 km nga qendra e Ish komunës Ishëm për tu arsimuar e marrë dije,4-tër orë vajtje dhe 4-tër në kthim,me rezultate të mira dhe pa bërë asnjë orë mungesë.
A nuk vërteton kjo mësimiri kurajon dhe shpirtin e tij të paepur prej heroi?
Respekt dhe mirënjohje gjithmonë për ty heroi jonë i heshtur, me shpirt flori e zemër luan dhe për veprën tënde heroike.
Me respekt
Urim Mezini Prill 2025

Dedikim
Ty hero i heshtur ca vargje dua të dedikoj
Më shumë ta marrin vesh ata që se dijnë
Është mirë çdo njeri historin tënde ta mësoj
Të njihen me guximin tënd e trimërinë

Menjëherë iu përgjigje ndihmës së kërkuar
S’hezitove ta bëje këtë për asnjë çast
Me një frymë iu gjinde pranë duke notuar
S’iu frike dallgëve të detit për asnjë rast

Shpirtin mbush pozitivitet e zemrën si luan
E gjete të mbytur,të gjallë në breg e nxore
Nga aiuto(ndihmë)kuptove që qe italian
Fort luftove,bëre t’pamundurën ta shpëtoje

Pas kësaj tre muaj në spital qëndrove
Se mushkërinë tënde, uji ta kishte dëmtuar
Ta dishë sa shumë gëzuam që shpëtove
Në Itali të çuan për mjekim të specializuar

Më pas vazhdove si t’mos kish ndodhur gjë
Nuk i a zure njeriu, këtë që ty të ndodhi
Tregon për zemrën e shpirtin e madh që ke
Se ti linde e do të vdesësh një shpirt heroi
Urim Mezini Prill 2025

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT