Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritMimoza Zymeri-LUTJA E SHPIRTIT

Mimoza Zymeri-LUTJA E SHPIRTIT

Shpirti im luan në çdo hap
Si një valle që s’ndalet kurrë
Në errësirë gjen dritën e vet
Dhe në hije ngjitet drejt yjeve të pafund

Çdo ndjenjë pas lutjes na mbush me dritë
Shkund dhimbjen e na fal paqe
Në çdo frymëmarrje, shpirti gjen qetësinë
Dhe në heshtje, gjen melodi të bukur e të pastër

Dhe kur zemra lodhet e dhemb
Lutja prej shpirtit rikthen forcën
Përtej trishtimit, përtej çdo vuajtjeje
Ajo mbetet një burim i pashtershëm shprese dhe rrezatimi

Në çdo ngritje dhe rënie
Lutja është udhërrëfyes i pakalueshëm
Një shok besnik që na mban të fortë
Dhe një luftëtar që kurrë nuk dorëzohet

Çdo lutje është një jetë që mbijeton
Një dritë që kurrë nuk fiket
Një forcë që na mban të gjallë
Për të kapur dritën që lind pas çdo errësire

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT