Tuesday, April 29, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -MOS MË KËRKO

Xhevat I. Prebreza -MOS MË KËRKO

Mos më kërko më në asnjë vend
as atyre rrugëve që deri dje isha
dhe sillesha si i dehur

Mos më kërko më as te lisi i vjetër
as te lulet që dikur lëshonin aromë
as në kopshtin e dashurisë

Mos më kërko në kafenen e vjetër
në tavolinën ku uleshim bashkë
aty ku vazoja më nuk ujë e as lule

Mos më kërko mes rreshtave
as mes faqeve të librave
as në raftet e bibliotekës

Më kërko tek varri im
aty ku gjeta qetësinë që e deshta
aty ku jam i vetëm pa zhurmen e askujt

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT