Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritFatmira Limani-NJE HERE DO TE SHUHEMI.

Fatmira Limani-NJE HERE DO TE SHUHEMI.

Eh…..larg apo afer do te jete!
Askush nuk mund ta di,kur e pse!
Mund te shuhemi si era.!
Pa u ndjere e pare nga njeri!
Mund te tretemi si qiriu!
Shuhet flaka, mbetet hiri!

Eh….mund te shuhemi!
Si kripa apo sheqeri ne uje!
Do te leme shijen me pas!
Fjalet e te bemat e kohes!
Te embela , e te helmet!
Miresite, e ligesite e bera!

Eh…sikur ta dinim, e te shikonim!
Ato ç’far kemi lene me pas vetes!
Te dashurit tone,sa do te lendoheshin!
Kundershtaret tane, sa do te gezoheshin!
Per vlerat e antivlerat tona njerezore!
Miresite e ligesite, e mekatet e lena!

Ehhh…sikur te shuhemi,
ne ditet me diell!
Do te qe urate prej zotit!
A thua do te thonin….
eshte zemer e shpirt mire i ngrohte!
I ndrit shpirti, ne qiell e thellesi te tokes!

Eh…po sikur te shuhemi,
ne dite te ftohte, acar e bore!
Do te qeme te mallkuar!
Zemer e shpirt keq te ngrire!
Nuk do mund te na prekte askush me dore!
Edhe dhimbja e lotet,do te jene ngrire!

Eh…sikur ta dinim..?
Ç’emer pas kemi lene!
A thua..nuk do te benim ligesira,
te mos shuhemi te mallkuar!
Apo, po te benim vetem miresira!
Te mbeteshim te mire,te paharruar!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT