Udha e mbare, se erdh prendvera,
shko dallendyshe tue fluturue,
prej Misirit n’dhena tjera
fusha e male tue kerkue;
n’Shqypni shko, pra, fluturim,
shko në Shkoder, n’gjytet tim!
Shndet prej mejet te m’i falesh
saj’ shpis’ vjeter ku jam le,
me ato vende rreth t’perfalesh
ku kam shkue kohën e re;
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!
Shko n’at shkollën ku jam msue
me shoke t’mi, shokt e fmnise,
shko n’at Kishe ku kam urue
t’paren Urate Perendise,
atje shko, pra, fluturim,
fal me shndet gjytetit tim!
Me ato male, me ato kodra,
me ato pronje reth t’perfalesh;
n’ato fusha qi m’ka Shkodra,
te lulzueme, aty t’ndalesh,
tue këndue me ambëlcim:
fal me shndet gjytetit tim!
T’mujshe edh’ un me fluturue,
dojsh’ edhe un me u nise me ty,
dojshe n’Shkoder me kalue,
m’e pa prap at vend me sy!…
Por… ti shko atje flutrim;
e ti qajma fatin tim!.
..
Dhe kur t’mrrish ne Fushe t’Rmajit,
dallendyshe ulu me pushue;
kam dy vorre n’at vend t’vajit,
t’nans e t’babs qi m’kan mjerue:
qaj me za t’permallshem shqim
nji kange tanden gjith vajtim!…
Ka shum kohe qi s’jam n’Shqypni
n’ato vorre me vajtue,
ti dallendyshe, veshun ne zi,
ti aty pra qaj per mue,
me nj’at za t’permallshem shqim,
kangën tande per vajtim