Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritMarjola Salataj -RRUGËT E JETËS

Marjola Salataj -RRUGËT E JETËS

Rrugë e vështirë me sakrifica
Herë me diell ,herë me ngrica.
Herë me borë e herë me shi
Nuk del dielli pa vështirësi.

Rrugë e gjatë qenka jeta
Me gënjeshtra të vërteta .
Rrugë pafund, rrugë pa kthim
Herë mërzitje e herë gëzim.

Rruga shtruar me petale
Shpeshherë dhe të mbysin halle.
Mbytesh në detin me lot
Bën të ngrihesh e s’ngrihesh dot .

Rrugë e jetës me pengesa
Herë e drejtë ,herë me kthesa.
Zgjidhe rrugën më të drejtë
jeton paqësisht e qetë.

Rrugët e jetës të ndara
Një i pasur një fukara .
Por shpirti i bardhë nuk blihet
As nuk shitet me para.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT