Tuesday, April 29, 2025
BallinaVitrina e libritNikolle Loka -Urtësi do të përcjellësh...

Nikolle Loka -Urtësi do të përcjellësh…

Shpirti përbëhet prej fjalësh që thuhen në heshtje,
prej thirrjes jehonë
që të fton,
ku shihesh në pasqyrë me veten,
e përplasesh me një uragan të verbër,
jehonë…

E ti e zbut ngadalë,
sa të marrësh frymë,
krijon një tjetër botë,
një tjetër stinë,
një kohë kur koha ik nga prilli
e hyn në maj,
kur fllad mëngjesi fryn
e heshtjen e kthen në fjalë.
..
Dhe përtej fjalës prap ti heshtje do të ndjesh,
urtësi me heshtje ndërmend do të përcjellësh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT