Tuesday, June 17, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi -Ke një emër…

Barie Çupi -Ke një emër…

“Ti” je lindur mirësi,
në diell,në shi,
në ecje,
në ngjitje,
e as në vdekje,
s’je krijesë e thjeshtë o Njeri,
po tallet Universi,
ushqehesh me parti.

var kokën,
numëron gurët e shkelur,
rrugët s’patën parti ndonjëherë,
partitë ju përtypën,
ju mbytën o të mjerë,
partitë u shpikën si marifete dreqi,
për hunde ju mori,
kush ju udhëheqi.

të fjetur ju zunë,
në ajër,
në tokë,
partitë në punë,
në oxhak,
në shtrat,
njerëzi e rënë në lak.

ju lanë e ju shplanë,
ju puthën,ju qeshën,
e ndër vathë ju ndanë,
sytë që s’ju shohin,
ju morën peng mendjen,
ngatërruan dynjanë.

në daç luftë,
a në daç paqe,
në daç ferr,
a në daç parajsë,
në daç djall,
a në daç ëngjëll,
ca gjëra tashmë lehtë i di,
pa pushtet e pa parti,
ke një zemër,që dhemb në gji,
ke një emër…rri Njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT