Wednesday, June 18, 2025
BallinaVitrina e libritLumturi Lume Plaku-LEGJENDA E FLAMURIT

Lumturi Lume Plaku-LEGJENDA E FLAMURIT

Një hije e zezë tradhëtisht vrau mbretin, fronin për të marrë
e plotë kurthe krijoi të zhdukte dhe të birin, Pirron 5-6 vjeçar
miqtë e të atit e kuptuan,morën Pirron e jetën i shpëtuan
me ngrohtësi e dashuri e rritën e shumë kujdes i përkushtuan.

I flisnin për vlerat e të atit, gjithëmonë me respekt të madh
ashtu siç do bënte dhe ai, e pregatitën si një luftëtar të rrallë,
kur mbushi 15 vjeç ,miqtë menduan,në pallat të shkonte,
të njfte situatën nga afër e vëndin e babait të zëvëndësonte.
Me nderime e shoqëruan, por Pirrua ju kërkoi një favor
të vizitonin varrin e të atit, para hyrjes në pallatin mbretëror,
u gjunjëzua tek koka e varrit, u mallëngjye,me sytë plotë lotë
“miqtë e tu më rritën si bir, më mungove vetëm ti, o baba”,i thotë.

Edhe miqtë derdhën lotë trishtuar e shtrënguan Pirron në krahëror
u ndanë me të, i lanë pranë një mik trim, të zgjuar dhe të fortë,
mbreti dinak kur e pa u gjarpërua, por u shtir shumë i gëzuar
sikur arriti djali i”vëllait të vetë”, ju hodh në qaf, për ta përqafuar.

Gjysma e fytyrës i qeshte, pjesa tjetër dinakëritë projektonte
Pirrua duhesh zhdukur shpejtë, fronin mbretëror s’e lëshonte
organizoi një darkë të madhe plotë këngë, valle, mish e raki
të festonte mirëseardhjen e “mikut”e me të gjithë ngrente dolli.

Mes gotash me verë ajo me helm, ja bënte me sy e po e joshte
“rri urtë mikesha ime, se s’ka ardh momenti yt”,ai i thoshte.
e në moment një tjetër ide i erdhi e ftoi Pirron me gjithë miqësi
një fund jave të bukur së bashku ta kalonin në pyje me gjueti.

Erdhi dita, që pa gdhirë kuajt me trok, trok, drejt pyllit vrapuan
Qentë duke i ndjekur e lehur mbrapa e trumbetat duke gjëmuar
në kulmin e gjuetisë Pirrua një zhurmë të fortë mbrapa ndëgjoi
E në tokë, goditur me shigjet mbas shpine,ctrimin e tij, shikoi.

U ul, mori mikun në krahë e për ndihmë thërriti fortë
Thirrjet hynin në vesh të shurdhit, asnjë përgjigje,heshtje e plotë
I flet ta përmëndi, ishte goditur për vdekje, çdo mundim ishte i kotë
“oh, ma vranë mikun tradhëtish, është radha ime tani”, me vete thotë.
Nuk pati kohë të mendonte , Pirrua kthen kokën,shef një llahtar
Me gojë hapur ju vërsul me vrull, një ujk sa dopio e tij, i madh
Djali ngriti krahun ta qëllonte, ujku ja gëlltiti me gjithë shpatë
Pa shpresë me bishën përleshesh, pa armë,i vetmuar,me një krah.

Tamam atëhere kur djali i pambrojtur, humbi çdo shpresë për jetën
Dy shqipe si rrufe zbritën nga qielli e u vërsulën drejtë si shigjetë,
e godisnin ujkun fortë, pa mëshirë në trup e në sy për ta qorruar
deri sa me ulurima të forta bisha e ngordhur në tokë u lëshua.

Krenare,si padrone mbi ujkun, shqipet qëndronin duke shikuar
Pirron,ngelur i magjepsur nga kjo e papritur e mbrekulluar,
ai u ul në gjunjë zgjati krahun e përkëdheli njërën nga shqipet
ato s’lëvizën e me krahun e plagosur perkedheli edhe te dyten.

I mori te dyja me dashuri e në krahëror, i shtrëngoi
gjaku i krahut të plagosur gjoksin si çarçaf i kuq mbuloi
ato si tek vellai i tyre u lëshuan e sikur do flinin, u mbeshtetën
si një zog i zi me dy kokë, të dy u bën një i vetëm.
Pirron skena e mallëngjeu, mbi gjoks tê kuq ajo shqiponjë me dy kokë,
i puthi, i përkedheli si dy vëllezër, pastaj ngadalë i uli në tokë
ato krenare qëndronin, sikur prisnin bekimin e tij, të shkonin
si roje vigjilente tokën nënë, nga qielli lartë të kontrollonin.
“O Zot Zeus”, u lut Pirrua me duart e sytë ngritur lartë
jepi forcë shqipes së bekuar, e lirë e kreanare qiellin të çajë”
ato drejtë në sy shihnin Pirron, sikur ç’kish folë e kuptuan
tundën kokën si përshëndetje, hapen krahët e lartë, fluturuan

Kur Pirrua arriti në pallat, ç’i kish ndodhur një për një tregoi
e i magjepsur pamjen e shqiponjave në gjoks ju përshkroi
mbreti kur gjallë e pa u bë vrer, por u shtir si i trishtua
mundohesh kot, poshtërsitë e tij tashmë ishin kuptuar.

Të nesërmen në mëngjez, djaloshit, që po shetiste nëpër oborr
i dolën para dy zonjushe me një copë mëndafshi të kuq në dorë
një shqiponjë me dy kokë qëndisur, gjithë natën kishin punuar
ta bënin me përsosmëri, atë, që trimi, ju kishte përshkruar.

Pirrua e mori e puthi,e valviti e thërret me zë të lartë e gëzim
Ky do jetë flamuri, që do më udhëheqi mua dhe popullin tim
si dy shqiponjat, që u bënë një ai gjithë Ilirinë bashkoi
me trimëri nën flamurin e kuq, luftra të tëra fitoi.

Ashtu bëri dhe Skënderbeu, nën valvitjen e atij flamuri luftoi
Shqipërinë e deshi të bashkuar e kundër turkut fitoi
në shekuj ky popull krenar, në gjithë brezat si shqipet u ndesh
Flamurin gjithëmonë në krye e në krye do ta trashëgojë për jetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT