Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritRobert Martiko-I VRARË NË SHPIRT

Robert Martiko-I VRARË NË SHPIRT

Nëpër vite të errëta,
një shpirt fëmije s’fliste,
ndërsa lotët e tij ishin të heshtur,
dhe dhimbja thellohej pa u ndalur.

Në çdo hap, ishte hije,
një shenjë që s’fshihej,
ndërsa botët e tij u shkatërruan,
nga fjalët që nuk do të ishin thënë.

I vrarë pa gjak,
i shkrumbuar pa zhurmë,
ndërsa buzët e tij shpesh thyheshin,
nga dhimbja që kishte buruar prej të tjerëve.

Një fëmijë që donte të qeshte,
por nuk mundi të gjejë asnjë dritë,
sepse ata që duhej të ishin shërues,
kishin lënë plagë që do të shëroheshin vonë.

Një trup që ka ndjerë çdo goditje,
shpirt që ka thyer çdo iluzion,
po tani, ai ecën në errësirë,
dhe kërkon të gjejë një rrugë për t’u shpëtuar.

Por ndoshta, çdo plagë,
që u shkaktua,
nuk do të jetë më e thellë
se shpresa që mund të lindë një ditë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT