Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritEva Lec Gjoni-Udhëtim introspektiv”

Eva Lec Gjoni-Udhëtim introspektiv”

Mos dashuro më shumë se veten
Asnjë nuk e meriton veten tënde.
Duaj, duaj me fuqinë e shpirtit,
Mos shiko pas, sa ke dhënë.
Mos prit të marrësh mbrapsht dashurinë tënde,
Ti je ndryshe, dashuron bukur.
Dashuron dhe jepesh, por kujdes:
Asnjë nuk e meriton veten tënde.
Ajo je ti, si mund ta humbësh dëshirën
Për të qenë vetëm,
Për të folur me të .
Për të shkuar e lirë në mendimet e tua,
Kudo, për të eksperimentuar filozofinë,
Për të thurur histori që do të doje të kishin ndodhur ty.
Sepse ti lëviz nëpër dimensione
Nëpër jetë të tjera, askush nuk mund të ndjeki ty.
Dashuri autentike të pa përcaktuar nga kufinjtë
Ndoshta përtej mundësive për t’u kuptuar
Si mund të japësh veten dhe të mbetesh e ngurtë.
E zbrazët, si një enë që s’mban më shpirt
Ndaj dashuro fort, por jo përtej vetes.
Asnjë nuk mund ta di, asnjë nuk e vlerëson,
ajo është thjeshtë e dhënë.
Sepse ti vetë e ke dhuruar, ti vetë e ke humbur.
Dashuro pa pendesë, me pasion, si e marrë.
Dashuria është hyjnore, nuk është turp.
Por duaj veten, asnjë nuk e trajton dhe e vlerëson si ty.
Kush di, të dashuron pa e cenuar atë që është e jotja.
Kush di çfarë është dashuria, është njeri i madh.
Jo i vogël, grabitqar i asaj që të përket ty.
Dashuro si di të dashurojë një grua e vërtetë.
E plotë, e brishtë, e forte, e thyeshme.
Por që ngrihet dhe nuk ka frikë nga dashuria.
Mos u mbyt.
Dashuro, por veten më shumë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT