Saturday, August 9, 2025
BallinaVitrina e libritBardhyl Sh Ferizi-Gjakova në këto kujtimet e mia

Bardhyl Sh Ferizi-Gjakova në këto kujtimet e mia

Në këta hapa në rrugë mërgimi
Se si m’vjen, Gjakova pranë.
Ma nxë frymën mallëngjimi,
Edhe i herë Çabratit ti dal matanë.
E të këthehem mes Çarshie
Që më kujton ato vite rinie.
Aty te kroi, skaj Urës Taliqit
Tek tabhanet, erë lëkure t’ogiçit.
E kur zbardhte dita, në verë
Qepenat uleshin edhe i’ herë.
Ditë e hane, sa herë ka qëllue
Njerëzia rrugët kish me i vërshue
Takoheshin aty, atë ditë, mal e vrri
Ata të rrafshit me ata n’Malësi.
Në Lomë të Drithit, misrin e bardhë
Në kanar e matnin do plisbardhë.
N’Lomë të Druve , kuajt ngarkue
Me i shitë malësori i kishte prue.
Skaj urës Pazarit aty te shkalltë,
Tregti bajshin besa edhe gratë.
Shpesh takoheshin inxhija e aba
Nallone blente njena, e tjetra çarapa.
Kalldremit unë atëherë tue vrapue,
Fasligeni aromën sa kish lëshue.
Aty skaj rruge, përskaj një pleme
Nën çardak, o në hije të noj peme.
N’degë dudi, var sallanxhaku,
Si fëmi kënaqeshim për maraku.
E n’aksham, kur thirrite ezani
Nana n’derë thërriste:”shpejt ejani!”
Sofrabezi shtrue, e sofra mbi.
Ulej familja një nga një,
Gju m’gju rreth sofre bashkue
Pleqë, fëmi, musafir, burrë e grue.
Prej furre të shporetit aromë buke n’ore
I shkrirë nga t’ftohtit e asaj bore,
Gjumi, m’kotëte aty skaj ore….
Ah! Gurbet, ti qofsh mallkue!
Ndër këto rrugë e trotuare,
Eci Gjakovën tue kujtue,
Për me futë në memoare.
Shkoi e iku, mbaroi rinia.
Në dhe të huej, m’ zu pleqnia
Këto kujtime veç në kujtesë
Po i shkruaj për mos harresë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT