Wednesday, June 25, 2025
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Aty te votra ime

Enver Sahiti-Aty te votra ime

Ti e di më shumë se krejt bota
Ç’far kisha e të gjitha këtu i lash
fëmijërinë, me blegërimat e qingjave
E kërkonin për t’thithur nënën e sajë.

Aty i lash
edhe të lehurat e qenit pastor
dhe kopenë me të gjitha
kur kopesë iu sillte verdallë
për ta ruajtur nga egërsira.

Aty i lash dhe dënesjet
kur vraponim rreth mullareve
kur iknim nga shiu e vetëtima
e drejt e te prehëri i nënave.

E keshtu dhe sot mi kujton
sa her kam qeshë dhe qarë
E askush hallin s’ma di
Vetëm ti Votra ime
Që ma mban n’shpirtë at mall.

Po mi kujton dhe vuajtjet
edhe molisjet nga uria
Kur gjumi natën s’më mirrte
Nga frika, a do ketë buk shtëpia

Netëve të errëta shetitja rreth teje
Kur vetëm hëna ty t’ndriqonte
Ti o votra ime e lindjes
Hapat ka ecja mua mi numroje.

Ti që mi njohe ofshamat e mia
Mu kur më binin telashet mbi kokë
sot më kujtohet jeta në strofkën tënde
Qe me duart tona të ngritëm mbi tokë

Me ato duar të qame nga puna
E ngritën prinderit këtë murë
E me shpirt të lodhur e t’rraskapitur
Të bënë kala gurë mbi gurë.

Nuk kishuin pasuni tjeter përveç teje
Secili gurë i joti e mban një kujtim
të qeshurat e femijëve,e të qarat e grave
Për djemt qe po i rrisin,iu merrnin n’shërbim.

Ky oxhak i lodhur nga koha
M’kujton atë erë buke në sofer
e dimrit kur frynte era edhe mbrenda
Mbanë një histori ti e ime voter.

E di sa jemi dasht, e sa kemi hjeke
E kur jemi pa, e jemi gëzu
Malli na ka djegë vendi im i lindjës
Me dhimbje zemrën na e ke coptu.

Tani parball teje
Humbem nga kujtimet
Te ty gjej strehë ku t’më pushon zemra
Bashk në ty vendlindje jan vujtjet e mia.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT