Pranvera gjelbëroshe erdhi në çdo vend
dhe trëndafilat aromën kanë lëshuar,
njerëzit shëtisin dhe shijojnë pranverën
dhe secili prej tyre është i gëzuar.
Me trëndafile dhe lule tjera
në secilin vend arriti pranvera,
trëndafilat magjepsës kopshtin kanë zbukuruar
të kënaqet shpirti aty për të pushuar.
Secili njeri e do pranverën
me shumë lule e trëndafila
dhe n’kopshtin tonë afër shtëpisë
pa ndërprerë këndojnë bilbilat.