Friday, May 9, 2025
BallinaVitrina e libritSuela Fazliu-EMRI IM

Suela Fazliu-EMRI IM

Në dhjetorin e bardhë, kur bora zbardhte botën,
Qielli shkëlqente si pasqyrë mbi ëndrrat e mia.
Zogjtë heshtnin, por zemra e nënës këndonte,
E halla, me sytë e shpirtit, më pa si mrekulli.

Një emër i lehtë si fjolla, i ngrohtë si përqafim,
U tha me butësi në çastin tim të parë.
Një emër që mbarti gëzim, dritë dhe shpresë,
Dhe më veshi me identitetin tim të pashlyeshëm.

Në këtë emër, gjej vetveten –
Shpresën time në dimra të gjatë,
Forcën në erëra që fryjnë përballë,
Dashurinë që rritet si pemë në zemër.

Ky emër më udhëheq në rrugën e jetës,
Si një yll që s’shuhet mbi qiellin tim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT