Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritArif Molliqi-VARRËT E HAPURA

Arif Molliqi-VARRËT E HAPURA

Kjo lufta e fundit
s’ishte as e para as krejt e fundit

as krejt ndryshe nga luftërat tjera

ajo ka kohë që ka përfunduar
e unë kam kohë që thur poezi dashurie
edhe pse dikush ka frikë nga dashuria
që është kryevepra e njerëzimit

më kujtohet krejt çka ka mbet nga lufta
e futen nëpër katalogun e dhimbjeve
duke i numëruar varret
ose gropat që kanë mbetur të hapura

nëpër ato stine plotë mjegull
vrasësit kishin frikë nga vdekja
të vdekurit gëzoheshin pse po vdisnin

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT