Mos jeto, në huazim të së vërtetës
Asnjëherë, nuk digjet as në zjarre
Forcë… Shpirtit, në betejat e jetës
Askurrë e drejta, s’mbyllet në varre.
Vuan e drejta, kur keq e deformojnë
Në shpirt si vizatore, njeriu ai i drejti
Lutet qiellit, “të sëmurët” t’i shërojë
Me pastërti të shpirtit e sinqeritetin.
E drejta “pagëzuar,” me emër tjetër
Sikur një nëne, fëmijën t’i ndërrojnë
Por gjaku i saj, vërshon atij në deje
Kështu e drejta, shpirtit verë lulëzon.
Disa pika djerse, mbi ato lule kur bien
Me pika loti, në qiell shpirti bashkuar
Shkruar me dhëmbje, ndjenja pa hile
Arsyetim Perëndie, njerëzor shënuar.
Në ankth e ngarkuar, dridhet zemra
Disa hedhur, tjerë mbledhur thërrime
Sepse e vërteta, kurrë s’ka dy emra
Aty ku bubullin, ka dhe psherëtime.