Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -MES RRESHTAVE

Xhevat I. Prebreza -MES RRESHTAVE

Mes fjalëve që shkruaj, ti je gjithmonë
si një aromë e lehtë
në çdo varg më rrëshqasin kujtimet
një puthje e vjetër, një natë që nuk ka mbarim

Nuk të thashë të dua, por të ndjeve
në dridhjen e zërit heshtja u tretë
emrin tënd e gsheha në çdo rimë
sikur fshehin detet yjet në thellësi

Kur ta lexosh mos shiko veç fjalët
shiko si më dridhet pena në mallin për ty
ti je aty ku zemra shkruan ngadalë
mes rreshtave ku dashuria s’ka nevojë për fjalë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT