Friday, June 27, 2025
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Çadra e vjetër

Anita Hoxha-Çadra e vjetër

Shiu filloi të binte, si i çmendur
Lumenjë, zgjateshin syve të mij
Retë, njëra – tjetrën shtynin dendur
Buzëqeshur, baba, mu shfaqe ti…

Mu kujtua, papritur, çadra e vjetër
Kohë të gjatë mbështetur, në sallon
Ah, baba më ktheve në kohë tjetër
Oborrit të shkollës, prisje gjithëmonë.

U ndala para çadrës, sytë me lotë…
Bojë dalë, prishur në ca vende
Në duar e mora e të kujtova sot,
Malli e mori, të voglën, bijën tënde !

Në këtë dimër të fohtë, me shi
Më mbështolle kujtimeve ngroht…
Ajo çadër e vjetër, mbajtur nga ti
Diellin pranveror, solli shpirtit sot !

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT