Saturday, June 28, 2025
BallinaVitrina e libritTrandafile Molla-Zëri i ndërgjegjës thërret

Trandafile Molla-Zëri i ndërgjegjës thërret

Shqiptarë lërini mënjanë hasmëritë
intrigën, inatet që trurin kanë veshur
flakni tutje hakmarrjen e xhelozitë,
që në embrion foshnjet e njoma janë përflakur.

A do të vazhdojmë për një fjalë goje,
të vritemi, të rrihemi, të humbim jetë
nuk është më mirë, si bletët në hoje
të mblidhemi, se zëri i ndërgjegjës thërret.

Të flakim interesin personal si dikur,
atë të përgjithshmin duhet si primar,
të kemi më shumë jetëse dhe jo qivur,
se gegë è toskë të gjithë jemi shqiptar.

Deri kur do të presim që kjo e keqe lojë,
të gërryejë shpirtin tonë pak nga pak,
deri kur me sharje e fyerje, a do të mbarojë
hasmi me ne qeshet, na mbyt kollaj në lak.

Gjykoni pra ju vëllezër, burra shqiptarë
ju që erdhët nga rraca e herojve, e trimërisë
në kuvendin e fjalës së artë, mblidhuni si më parë
me besën tuaj, mbillni farën e dashurisë!

Se asnjëhere shqiptari s’është ndarë në partíra,
por i bashkuar luftrat ka fituar gjithmonë,
një fe e kena, të tjerat janë marrina
jemi shqiptarë, vdesim për nënën tonë!

Mos u tregoni si përralla e qingjit te kroi,
ku ujku grabitqar shkon me e kollofit,
sa hap e mbyll sytë, u hodh e punë mbaroi
dhe nuk e la as blegërimën me e qit…

Ndaj, mblidhuni o djema, si në kohë të Skënderbeut
ju që nesër do bëheni dhëndurrët e dashurisë,
t’a marrë vesh i gjithë rruzulli i dheut,
se i dalim zot me jetë e armë Shqipërisë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT