Jeho kënga ime, n’tinguj t’violinës,
Për vashat e bukura, të Iliridës,
Çikat e Kumanovës, si kanarina,
Disa janë zeshkane, disa biondina!
Janë simpatike, vajzat shkupjane,
Si lule zambaku e vetullgajtane!
Në Tetovë, karshi Kodrës Diellit,
Shkëlqejnë vashat, si yjet e qiellit!
Ato që shetisin bregut Vardarit,
Janë dallëndyshet e Gostivarit!
Cuca t’bukura dhe bujare,
Rrisin nënat kërçovare!
Vajzat dibrane, shtatselvi,
Porsi lulet në saksi!
Kush hijeshon bregun e Drinit?
Gocat strugane,
si lulet e blinit!
Rreth liqenit, plot beqaresha,
Vajzat e Ohrit, si pëllumbesha!
Vashat sokolesha, i ka Manastiri,
Bukuroshe, me nur xhevahiri!