Kam parë njerëz që qeshin
Që në fakt zgërdhihen,
Siç kam parë njerëz që lehin
Servilë që të tjerëve u lëpihen.
Kam parë që qimen shohin te tjetri
Te vehtja nuk shohin as traun,
Ziliqarë kam parë që pula e tjetrit
I’u duket më e madhe se kau.
Kam parë që vënë gurë nën rrota
Kë të mundën të pengojnë,
Siç kam parë njerëz lugetër
Që urrejnë e kurrë s’dashurojnë.
Njerëz vampirë kam parë
Që kurrë su ngopën me gjak,
Siç kam parë njerëz të marrë
që mbahen njëzet e katër karat.
Njerëz pijanecë kam parë,
Siç kam parë njerëz skifterë,
Që flasin me fjalë të mëdha
Qe s’dijnë ç’kuptim ka fjala vlerë.
Nga të gjithë këta kam parë
Të bëjnë në jetë dhe karriere,
Jetojmë në një botë të marrë
Mbase njerëzisht të mjerë.