Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritGjyste Dajani -GJERGJ KASTRIOTI

Gjyste Dajani -GJERGJ KASTRIOTI

Qysh e vogel më treguan për trimin Skënderbe,
Me figuren e tij krahasoj të dashurine mëmëdhe,
E gjithë bota e njohu të madhin Gjergj Kastrioti,
Dhuratë e kombit tonë, dhuruar nga Zoti!

Ai ishte zjarr lisi dhe jo zjarr me kashtë,
Si komb na pasuron biografinë e lashtë,
Shpirti dhe zemra vargjet i rreshton
Më zien gjaku dhe mbushem me emocion!

Se, Gjergj Kastrioti është dielli shqiptarë,
Nëpër vena i rrjedhë gjaku iIlir i t`parëve tanë,
Tek Gjergji janë; Bardhyli, Genti, dhe Teuta,
Është krahu, mëndja, çiftelia dhe lahuta.

Figura e tij nuk ndejti në errësirë,
E gjithë bota na njohu dhe na njeh shumë mirë,
Tek figura e ndritur e Skenderbeut,
Janë cilësitë e një populli paqedashës dhe të lirë.

Disa tradhtarë si hije me emra e mbiemra,
Duan që vepren e tij t’a njollosin,
Kërkojnë që t’na nxjerrin Gjergjin nga zemra,
Por ai është vullkan dhe nuk mund ta groposin!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT