Kjo aroma jote zemër,
Seç ka tjetër shije.
Më dalldis e më jep jetë,
Aromë dashurie.
Më jep forcë edhe guxim,
Të kërkoj më shumë.
Xhelozoj dhe pa arsye
Dhe pse s’kam faj unë.
Nuk e di, dot s’e shpjegoj,
Ç’ndjej kur jam pranë teje.
Fjalët humbasin kuptimin,
Gjaku rrjedh në deje.
Emocionet nuk përshkruhen,
Nga prania jote.
Verë e vjetër, më trullos,
Një pikë në fund gote.
Të përzgjedhur brenda shpirtit,
Në miliona shije.
Në paç Zot e Perëndi.
Eh, sikur ta dije.