Sunday, June 29, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja--BIJËVE...-

Armenida Qyqja–BIJËVE…-

Do të rritesh dhe pak nga pak do të kuptosh,
Që në maratonën e jetës veç një njeri vrapon pas teje…
Ti nuk e mban mend gëzimin e hapit e parë,
As kur mësove të lidhësh këpucët,
Pyet sytë e nënës, lumin e dritës
Tek lëshohet si një ujëvarë mbi bobinat e memorjes,
Ku ruhet sekond më sekondë tërë jeta jote,
Gjer në çdo frymëmarje…
Do të duhet të bëhesh prind që të kuptosh,
Se ëndrrat për ty lindën para teje,
Para se njëqelizorshi të çante detet
E rrënjët t’i hidhte në tokën e shenjtë,
Dhe më pas u zëvëndësuan me lutje…
Ec, vazhdo, rend me kohën,
Andej nga ajo të thërret plot zhurmë!
Do të kuptosh një ditë,
Që është vetëm nëna ajo që thërret emrin tënd
Dhe kur ti rrëzohesh e shokët ikin përpara,
Do ta kuptosh një ditë
Kur mos të qash më për gjunjët e gjakosur,
Por për zemrën e shtrydhur…
Eh, bir, tërë çfarë s’munda të mësoj unë,
Do të t’i mësojë mësuesja më egër: Jeta…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT