Saturday, May 31, 2025
BallinaSportDonjeta Sadiku e artë në Poloni

Donjeta Sadiku e artë në Poloni

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing” Feliks Stamm” që po mbahet në Varshavë të Polonisë.

Në finalen e kategorisë 60 kg, ajo mundi britaniken Elisse Glynn me rezultat 5:0. Në përgjithësi shënoi tri fitore.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka uruar Sadikun për këtë medalje.

“Gara vlen edhe për të fituar pikë për renditjen botërore. Urime Sadikut, ekipit të saj dhe FBOXK-së”, thonë nga ky komitet, transmeton Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT