Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritLiljana Ndoni -Zogu ambicioz..

Liljana Ndoni -Zogu ambicioz..

Ja ku vjen pagjumësia ,motorri i orës është i bllokuar,
Sikur një merimangë i ka lidhur akrepat me orën diellore,
Do doja një jetë të qetë ,trafiku e fjalëve më mban zgjuar,
Koka si një kuti e mushur që përshkon çdo rrethore.

Është kutia ime e pavdekësisë, plani im i pushimit në arkivolin tim,
Krahë të errët si shpata gjithë natës më godasin në zemër,
Secili prej tyre një zog ambicioz të bjerë nga lart në fluturim,
Dhe dëshiron të ndezë një shkrepëse në kuzhinë e të sakrifikohet në emër.

Ai dëshiron të fluturojë mbi dorën e Mikelangjelos për t’u pikturuar atje në kasafortën,
Ai dëshiron të shpojë folenë e një grerëze
të dal prej saj me kokën e një hyjnie.
Ai dëshiron të marrë bukën dhe verën për të lindur burrin që spërkati me gëzim vreshtën,
Ai dëshironë ti heq rrobat e tij të zeza ,e të vesh shkëlqimin e Diellit ti jap hije.

Ai dëshiron të marrë leje ,duke dhënë e shpërndar mirsi të huajve,
Si në butonë të bëhet në copa të vogla të zemrës së tij për meze.
Ai dëshiron të vdesë duke u shndërruar një pegaso me krah t’kuajve,
E të vrapoj drejt Diellit si një diamant të shpërndaj rreze.

Ai dëshiron,..po unë dua..pse nuk fle..?!
O Zot i dashur, a nuk do të ishte mjaftushëm të doja vetëm një kafe?
Më duhet të marr një zog të ri dhe nje kuti të re pavdeksie ,
Ka mjaft çmënduri brëna sajë ,me këto rastësie..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT