Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko -PËR TY KOSOVË

Sherife Allko -PËR TY KOSOVË

NUK NA ZHDUKNI DOT,JO…..
E gjithë bota shkruan për ty Kosovë.
Shkruan për lotin e foshnjës në djep,
Për nënat dhe baballarët të vrarë,për
djem të masakruar,vasha të përdhunuar,
Për shtëpi t’rrënuara e kafshë t’djeguna.

O Zot ç’katrahurë,toka mbushur me të vdekur.
N’hi e n’pluhur u kthye Kosova dhimbjen
ndjeu n’eshtër.
U drodh dhe toka nga kjo gjëmë,
ku këmbën vinte sërbi dushman
.
Dhimbja mbeti nē kujtesë të shqiptarit
Është dhimbje më e madhe se tërë malet.
Mos kujtoni se na zhdukët fis e farë,joo..
Ne përsëri mbijmë si përdhjesa në arē .

O fëmijë ,o breza të ardhmërisë rrituni e burrërohuni në këtë vënd të shenjtë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT