Por si trëndafil atë ditë u hap qielli
Buzëqeshjen e ngrohtë e shpalosi dhe dielli
Nënës nën qepallë i rrodhi ngadal loti
Babai e përqafoi nënën, me një djalë na gëzoi zoti
Gjyshi i gëzuar tha : mirë se erdhe nipi im
Xhaxhai krenohej do t’i mësoj lahutë e vallëzim
Halla tha : pa shihni shtëpia si është stolis
Gjyshja foli e para djalin do e pagëzoj Lis
Djali i përkëdhelur të flasë ka nis
Kurreshtar ishte çka do të thotë Lis
Emër dashurie i zbritur nga qielli
Apo monedhë ari me ndriçim dielli
Gjyshi i tha nipit: sy-ndriturin e quanin Lis
Prandaj për ty e ruajta të lashtin Plis
Plisi mbi kokë sa bukur i rri Lisit
Trashëgim e kemi nga të parët e fisit!