Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritXhevat I. Prebreza -PIKAT E SHIUT NË DRITAREN TIME

Xhevat I. Prebreza -PIKAT E SHIUT NË DRITAREN TIME

Një heshtjen e pasdites së vonë
pikat e shiut trokasin pa fjalë
si mendime të lagështa që vijnë
e bien lehtë mbi xham

Secila pikë ka një kujtim, një zë të harruar
që kthehet nga largësitë e heshtjes
dritarja ime s’është veç një mur i lagur
por, pasqyrë e shpirtit në thellësitë e vetmisë

Rrjedhin ngadalë si lot pa emër
tregojnë një histori që s’u tha kurrë
mes shiut zëri im tretet në erë
zemra pulson në një çast të turbullt

Në pikat e shiut gjej paqen time
dritarja është dëshmitare e çdo stuhie
më mëson se pas çdo reshje
lind një dritë e re.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT