Nëse nuk më ngroh Dielli
S’ka gjë
Se Ti je Dielli im
Nëse nuk gjej hije
S‘ka gjë
Se Ti më bëhesh hije
Më bëhesh mburojë
Nëse më duhet një urë
E nuk gjej, prap s‘ka gjë
Se, Ti me trupin tënd
Urë më bëhesh
Dhe të kaloj çdo lum sfidash
Thjesht
O sa shumë,
Pafundësisht shumë të dua
Babi im.