Tuesday, August 5, 2025
BallinaVitrina e libritMajlinda Pajaj -NUK ËSHTË E LEHTË

Majlinda Pajaj -NUK ËSHTË E LEHTË

Nuk është e lehtë, ta duash jetën,
lundrim i gjatë dallgë e stuhi,
tej horizontit një dritë e zbehur,
sytë ti gënjen plot ironi.

Nuk është e lehtë, ta duash diellin,
rrezen e ngrohtë, akullit përbri,
një buzëqeshje, rrëzon vetë qiellin,
por, shpirti i njeriut s’paska kufi.

Nuk është e lehtë, të jesh e lirë,
gëzon virtytet e kësaj jete,
nuk janë të gjithë njerëz të mirë,
fytyrë e fshehur në hije mbetet.

Nuk është e lehtë, ta mbyllësh syrin
edhe kur lodhja ty të kaplon,
kalon një dhimbje që ta vret shpirtin,
strehë tek ty, zë e kërkon.

Nuk është e lehtë, të jesh pranverë,
dhe të jetosh si lule fushe,
shpirti nuk është lëndinë djerrë,
derdhet si lumi, kur shtrati mbushet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT